Mashtrim ndaj një 90-vjeçari në Tetovë, i japin kartëmonedhë false prej 50 eurosh

Një 90-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka rënë pre e një mashtrimi.

Sipas Policisë, një person i ka kërkuar t’ia këmbejë një kartëmonedhë prej 50 eurosh. I moshuari i ka dhënë 3.000 denarë, ndërsa më vonë ka kuptuar se kartëmonedha prej 50 eurosh ishte e falsifikuar.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rastit.