LajmeRajon

Pas gomave, protestuesit i vënë flakën shkurreve anash autostradës në Milot. Nuk lejojnë ndërhyrjen e zjarrfikëses

Pasi dogjën gomat, protestuesit e PD të mbledhur në rrethrrotullimin e Milotit i kanë vënë zjarrin edhe shkurreve anësore të autostradës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse, por nuk e kanë lejuar që të ndërhyjë për të shuar flakët.

Protestuesit vijojnë bllokimin e kësaj pike që prej orës 17:00.

Bllokim rrugësh ka edhe në te segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë, Rrethrrotullimi Levan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close