Pas një periudhe qetësie, alarmet e rrejshme për mjete shpërthyese janë rikthyer në shkollat e mesme të Tetovës.
Rasti i sotëm: E-maile kërcënuese mbërritën në shkollën medicinale “Nikolla Shtejn” dhe atë ekonomike “8 Shtatori”. Policia dolën në terren dhe konfirmuan se alarmet ishin të rreme.
Reagimi i drejtoreshës: Malsore Ramadani (drejtoresha e Shkollës Medicinale) theksoi se këto situata ndikojnë negativisht te fëmijët dhe u bëri thirrje institucioneve për seriozitet më të madh në parandalimin e tyre.
Vitin e kaluar, dhjetëra alarme të rreme shkaktuan humbje të orëve mësimore. Edhe pse një nxënës u ndalua në fillim të vitit si i dyshuar, ende nuk ka informacion zyrtar mbi dënimin e tij.


