
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë thirrje që opozita të bashkohet për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Tahiri në konferencën për media tha se tashmë është afati i fundit që të procedohet mocioni për shpërbërjen e Kuvendit.
Ai tutje tha se janë në komunikim me të gjitha palët derisa shtoi se dëmet që po u shkaktohen qytetarëve të Kosovës janë për shkak të Qeverisë Kurti.
“Ta finalizojmë një seancë që të mbahet javën tjetër. 30 maji është data e fundit për shpërbërje të Kuvendit”, potencoi ai.
Në konferencë, Tahiri tha se në fund të qershorit duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme.



