
Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani në hapjen e shtabit në Likovë sonte ka deklaruar se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të rëndomta dhe potencon nga informacionet që ka si Ministër i Jashtëm i Natos dhe nga kontaktet dhe qasjet që ka në diplomacinë botërore se në këto zgjedhje do të përcaktohet fati i të ardhmes së vendit tonë.
Jemi në një udhëkryq historik, në udhëkryq i cili ndahet në dy rrugë, o do përcaktojmë rrugën e të ardhmes të ndritshme Europiane, o do zgjedhim rrugën e izolimit, rrugën e konfliteve e paperspektivës dhe paqartësisë theksoi Osmani nga shtabi i Likovës.



