
Kryertari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri përmes një postimi ka njoftuar se një projekt i mbështetur nga Banka botërore do të ndihmoj në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të rrugës lokale 102 në Sllatinë, shkruan Top24
Në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve lokale të financuar nga Banka Botërore, nga Ministria për Transport dhe Lidhje, më date 14.02.2024 është shpallur tender për ndërtimin e rrugës lokale “102” në f. Sllatinë.
Ky projekt përfshin ndërtimin e rrugës lokale “102” në f. Sllatinë, me gjatësi 1440 metra , gjerësi 2 x 2,25 = 4,50 m, si dhe bankinë në të dy anët e rrugës, varësisht nga hapësira ekzistuese. Tamponimi është i parashikuar me trashësi prej 30cm dhe trashësi të shtesës së asfaltit BNHS 16a prej 7 cm.
Në kuadër të këtij projekti është parashikuar edhe sinjalizimi vertikal dhe horizontal i trafikut rrugor.



