
Muftiu i shkarkuar i muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi ka vazhduar që përmes paraqitjeve publike të kërcënoj dhe të hedhë akuza ndaj Rijasetit, Reisit të BFI-së dhe së fundmi edhe ndaj kolegut të tij të cilin e ka quajtur tradhëtar, ilegalist dhe përmes kësaj video Nesimi është kërcënuar se nuk do ta lëshoj muftininë e Tetovës, shkruan Top24
Ende nuk dihen arsyet që e shtynë muftiun e Tetovës, Qani Nesimi që të përçajë edhe më tej besimtarët në rajonin e Pollogut teritor ky nën ingerenca të muftinisë së Tetovës. Ndryshe jo zyrtarisht mësohet se Qani Nesimi ushtron presion të vazhdueshëm tek imamët dhe këshillat e xhamive që ta mbështesin ate dhe në rast se ai do të arij ta largoj nga posti Reisin Shaqir Fetahu imamët nuk do të kenë asnjë problem me reisin.



