
Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës kanë reagur pasi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami publikoi në profilin e tij se është ulur borxhi i komunës së Tetovës nga 14 milion euro në 8.5milion euro,shkruan Top24
Pas këtij postimi këshilltarët e BDI-së i kuntojnë Kasamit se ishte qeveria e Maqedonisë së Veriut që komunës së Tetovës dhe komunës Zhelinës iu ndau mbëshyëtetje finansiare.
Reagimi i plotë:
Kështu qeveris Bashkimi Demokratik për Integrim e jo Kryetari aktual i Komunës së Tetovës.
Pa shumë fjalë dhe me shumë punë në të gjitha nivelet e udhëheqjes. Opinioni i gjërë duhet të njoftohet me faktin se:
👉🏻Ministri i Financave z.Fatmir Besimi u mundësoi që me përkrahje nga Buxheti qendror, komuna e Tetovës, Vinicës dhe Zhelinës t’i shlyejnë detyrimet e maturuara.
✍🏻Ai në ambientet e Ministrisë së Financave , me kryetarët e tre komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet për fletobligacionet e para strukturore të emetuara nga Ministria e Financave.
📌Sipas të dhënave të cilat i ka bërë publike vetë ministri Besimi, emetimi i fletobligacioneve strukturore është në përputhje me Ligjin e ri reformues për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, i cili siguron më shumë mjete për pushtetet lokale, me qëllim të stabilitetit të tyre financiar dhe ofrimit të shërbimeve cilësore.
➡️Përkrahja është 275 milionë denarë, prej të cilave 250.2 milionë denarë për Komunën e Tetovës, 21.7 milionë denarë për Komunën e Zhelinës dhe 2.5 milionë denarë për Komunën e Vinicës.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02ZMbECdyUUrHCCUkSxXbCwBJUerbF4XnPxojEDgD2yJCuq5wNvMeXBMovXruCXioZl&id=61552998386912&mibextid=Nif5oz;



