BotaLajme

Publikohen pamjet, momenti i rrëzimit të helikoperit rus nga ukrainasit

Një video po bën xhiron e rrjetit tregon momentin e rrëzimit të një helikopteri rus Ka-52, me nofkën “Alligator” nga forcat ukrainase. Ushtarët ukrainas përdorin me sukses një raketë RBS-70 të prodhuar nga Suedia për të rrëzuar një helikopter rus pranë fshatit Robotine në rajonin Zaporizhia.

Ndërsa kundërofensiva ukrainase vazhdon, forcat e Kievit kanë raportuar se kanë rrëzuar një tjetër “Alligator” pranë Bakhmut, Donetsk.

Që nga fillimi i luftës, Rusia besohet se ka humbur gjithsej nëntë helikopterë të tillë, duke përfshirë një në verën e vitit 2022 pranë Kherson.

Related Articles

Back to top button
Close
Close