LajmeTurizëm

Qytetarët bëhen gati për pushime edhe pse çmimet janë të larta

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që edhe përkrah çmimeve të larta, pushimet e tyre verore ti bëjnë në vende të ndryshme, disa brenda vendit e disa të tjerë jashtë vendit. Qytetarët thonë se këtë vit kostoja e pushimeve verore do t’iu kushtojë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Por, ky fakt nuk i ndalon ata që ta shfrytëzojnë verën për pushime.

Kishte prej atyre që pushimet verore i kishin kryer edhe më herët, pasi nga fillimi i korrikut çmimet do të jenë të larta, ndërsa kishte të tjerë që nuk preferonin të udhëtonin diku për pushime.

Nga agjencitë turistike, thonë se edhe këtë vit ka interesim të qytetarëve që kanë zgjedhur vende të ndryshme si destinacionin e tyre për pushim, ndërsa më i preferuari është qyteti i Antalisë në Turqi.

Edhe agjencitë thanë se interesimi i qytetarëve për pushimet e tyre verore, në dallim nga viti i kaluar është më i pakët. Për këtë sipas tyre ka ndikuar koha dhe çmimet e larta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close