LajmeMaqedoniTopLajm

Bujqit me ankesa, çmime të ulëta për blerje, konkurrencë e pandershme

Bujqësia duhet të bëhet një profesion i vlerësuar dhe të evidentohen kushtet reale që ekzistojnë në bujqësi, u tha sot nga ana e Federatës kombëtare të Fermerëve. Sipas tyre, edhe më tej sfidë kryesore mbeten çmimet e ulëta të blerjes tek bujqit, por edhe e drejta e pushimit mjekësor.

“Që bujqësia të bëhet një profesion vërtet i vlerësuar dhe të gjendet një zgjidhje që fermerët e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e pushimit mjekësor dhe fermerët femra të regjistruara të ushtrojnë të drejtën e amësisë.”, – deklaroi menaxherja e projektit të FKF-ve, Biljana Petrovska – Mitrevska.

“Çmimet e ulëta të blerjes vazhdojnë të jenë problemi kryesor i fermerëve, duke pasur parasysh faktin se nga krizat që pasuan dhe kriza aktuale ruso-ukrainase, e cila kontribuoi në rritjen e çmimeve të lëndëve të para për prodhimin e produkteve bujqësore, çon deri në situatën që fermerët tanë të kenë kosto më të larta për prodhimin e ushqimit.”, – u shpreh  kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska.

Për të treguar se prodhimi vendas nuk duhet të dështojë, Federata Kombëtare e Fermerëve ka realizuar edhe një fushatë “Blini produkte bujqësore vendase”, për të evidentuar dhe nxitur rritjen e konsumit të produkteve bujqësore vendase në tregun vendas. Sipas Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, janë të regjistruar 4.291 fermerë, prej të cilëve 1.255 janë gra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close