BotaLajme

FRANCË – Konferenca e donatorëve premton 1 miliard euro për Ukrainën

Në konferencë ndërkombëtare e donatorëve për Ukrainën të mbajtur në Paris, pjesëmarrësit premtuan mbështetje financiare me vlerë rreth 1 miliardë euro (1.05 miliardë dollarë).

“Kjo kryesisht përfshin ndihmë materiale për të rikuperuar furnizimin me energji dhe ujë, transportin dhe kujdesin shëndetësor, si dhe sektorin e ushqimit”, njoftoi sot ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna.

“Ndihma do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e miliona njerëzve”,tha ajo.

Ndihma emergjente për të ndihmuar Ukrainën gjatë dimrit përfshin gjeneratorë, transformatorë, materiale ndërtimi dhe zjarrfikëse.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close