LajmeMaqedoniTopLajm

Bujare Abazi nga ASH jep dorëheqje si zv.kryetare e Shkupit, shkak postet që iu dhanë grupit të zjarrit

Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët, nga sot nuk është më nënkryetare e Shkupit. Për këtë ka njoftuar ajo vet duke bërë të ditur se Aleanca për Shqiptarët do të distancohet tërësisht nga Arsovska meqenëse prej dje e para e Shkupit i dha poste udhëheqëse grupit të zjarrit.

“Dje i gjithë opinioni ishte dëshmitar se si Arsovska i dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar shqiptarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti, për këto dua të njoftoj opinionin se sot jap dorëheqje nga posti i zëvendëskryetare së Qytetit të Shkupit dhe se udhëheqësia aktuale nuk ka përkrahjen time”, tha Abazi.

Ndryshe dje Arsovska emëroi drejtorët e rinjë në ndërmarjet publike, ndërsa dy prej tyre kishte rezervuar për degën e Sarajit dhe Çairit nga radhët e grupit të “Zjarr-it” brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me NP Rrugë dhe Rrugica do të udhëheqë Said Saidi nga Çairi ndërsa me NP “Parqe dhe Gjelbërime” do të udhëheqë Zuhejr Rexhepi nga Saraji.

Related Articles

Back to top button
Close
Close