
Siç u njoftua ditët e fundit, administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka miratuar shitjen e armëve për Tajvanin në vlerën e 1.1 miliardë dollarë.
Paketa, njoftoi Departamenti i Shtetit, përfshin 60 raketa anti-anije Agm-84L Harpoon Block II për 355 milionë dhe 100 raketa ajër-ajër Aim-9X Block II Sideëinder për 85.6 milionë, plus 655.4 milionë për zgjatjen e kontratës për vëzhgimin me radar.
Lajmi vjen pasi Kina vazhdon të dërgojë anije dhe aeroplanmbajtëse në ngushticën e Tajvanit, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Zemërimi i Pekinit – Kina ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me “kundërmasa” nëse nuk heq dorë nga shitja e re e armëve në Tajvan.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i ambasadës në Uashington.
“Kina do të marrë me vendosmëri kundërmasat legjitime dhe të nevojshme në dritën e situatës”, tha zëdhënësi Liu Pengyu në një deklaratë.



