LajmeMaqedoni

30 ditë paraburgim për 66-vjeçarin që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup parashtroi padi penale kundër L.K.(66) nga fshati Stajkovcë i Shkupit, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “vrasje”, sipas nenin 123 të Kodit Penal.

Siç informoi sot MPB, L.K. dyshohet se më 14 maj 2024, në shtëpinë në fshatin Stajkovcë, me mjet metalik ka sulmuar vëllain e tij V.K.(64) dhe kunatën e tij S.K.(57), të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.

Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close