BotaLajme

970 ushtarë rusë të vrarë e të plagosur në 24 orët e fundit, më shumë se 1 milionë humbje në total

Në vazhdën e luftës së përgjakshme në Ukrainë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase raportoi se në 24 orët e fundit janë vrarë ose plagosur 970 ushtarë rusë.

Humbjet totale të forcave ruse në konfliktin e nisur në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës kanë arritur tashmë rreth shifrat e 1,020,980 personave.

Forcat ukrainase kanë vazhduar të shkatërrojnë pajisje dhe mjete luftarake të armikut, duke përfshirë 3 tanke, 6 mjete të blinduara, 36 sisteme artilerie dhe 144 dronë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i konfliktit, janë shkatërruar mbi 10,900 tanke, më shumë se 22 mijë mjete të blinduara, rreth 29,700 sisteme artilerie dhe mbi 42,900 dronë.

Ky luftim i ashpër vazhdon me intensitet, ndërsa në orën 22:00 të datës 30 qershor u regjistruan 111 përplasje në vijën e frontit./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close