EkonomiLajme

‘90 dollarë për fuçi’, Biden: Çmimi i naftës është në rënie rekord

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka njoftuar se çmimi i naftës është duke rënë.

Në postimin e tij në Facebook, Biden thekson se pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të ndodhet në xhepat e qytetarëve në mabrë botën, ShBA ia doli, duke liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.

“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë, duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, shkruan Biden.

Çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.

Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.

Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë vijon rënien, në Shqipëri nuk është reflektuar ende, duke bërë që çmimi të vijojë të mbetet i lartë dhe i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close