LajmeSport

Pobga largohet nga United

Paul Pogba mund ta ketë mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Manchester United. Francezi, aktualisht është i dëmtuar, mirëpo mund të mos luaj edhe kur të jetë i rikuperuar duke qenë se nuk po pranon rinovimin dhe klubi ka në dorë ta ndëshkojë duke e lënë në tribunë.

Sakaq, opsionet për mesfushorin në merkato nuk mungojnë dhe sinjalet më së shumti vijnë nga Real Madrid dhe Juventus, me bardhezinjtë që këmbëngulin për një rikthim të lojtarit në Torino. Madje, për këtë ka folur edhe agjenti i Pogba, Mino Raiola, i cili thekson se dhjetori është muaji i duhur për të ëndërruar.

Pogba te Juventus mund të kthehet në një ëndërr konkrete për Juventus? “Të ëndërrosh është falas, kush nuk ëndërron është i vdekur. Unë ëndrrat nuk ia ndaloj askujt dhe të ëndërrosh të bën mirë. Pastaj, dhjetori është muaj i duhur për të ëndërruar, ka festa dhe janë Krishtlindjet. Por, nuk i dihet sepse në Angli kur flitet për Pogba zgjohen edhe të vdekurit ndaj më mirë është të mos flasim në këtë moment për këto tema”, u shpreh Raiola.

Related Articles

Back to top button
Close
Close