LajmeSport

Sanchez dëmtohet sërish

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez ka mbetur i dëmtuar sërish me kombëtaren e tij duke shqetësuar klubin zikaltër.

Sanchez ka mbetur i dëmtuar mëngjesin e sotëm në sfidën Kili-Ekuador të vlefshme për eliminatoret e Botërorit në Amerikën e Jugut, duke lënë fushën pas vetëm 35 minutash lojë.

Një lajm mjaft i keq për kilienin që nuk po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij. Si të mos mjaftonte dëmtimi, tifozët zikaltër kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale duke thumbuar yllin e tyre.

Në fillim të tetorit, Sanchez postonte foton e një “Lamborghini” teksa e shoqëronte me mbishkrimin: “Mund të vlesh shumë, por nëse je në vendin e gabuar… nuk do të shkëlqesh”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close