LajmeRajon

Limaj nga Reçaku bën thirrje për bashkim: Pse qindra masakra ende nuk janë të hetuara, po tentohet të na ndryshohet e vërteta

Në një ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial të Reçakut, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, së bashku me partnerët e koalicionit, nderoi viktimat e masakrës së Reçakut dhe kërkoi drejtësi për krimet e kryera nga forcat serbe.

Haradinaj theksoi se ende nuk është vendosur drejtësi për 45 civilët e pafajshëm të vrarë në këtë masakër dhe për shumë krime të tjera të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Asnjëherë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi – për Reçakun dhe të gjitha masakrat në Kosovë!

Masakra e Reçakut mbetet plagë e thellë në historinë tonë, dëshmi e pamohueshme e gjenocidit dhe krimeve serbe ndaj popullit tonë. Në këtë ditë përkujtimi, përulemi me respekt të thellë para sakrificës sublime të 45 civilëve të pafajshëm, të cilët u bënë viktima të barbarisë në zemër të Evropës.

Ky krim i tmerrshëm, që tronditi ndërgjegjen e botës demokratike, shënoi kthesën vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Sot, duke nderuar viktimat e Reçakut dhe të gjithë dëshmorët e kombit, jemi më të vendosur se kurrë që Kosova të ecë përpara e sigurt, direkt në NATO, krah aleatëve tanë strategjikë të udhëhequr nga Amerika.

I përhershëm kujtimi për të rënët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close