LajmeOpinion

76-vjetori i masakrës së Tivarit

Asllan Bajrami

Kjo masakër u ideua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav. Qëllimi ishte të pamundësohej zbatimi i Rezolutës së Bujanit (31 Dhjetor 1944 – 1 dhe 2 Janar 1945) për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ky veprim kriminal e gjenocidal antishqiptar mbështetej në Platformën Poltike dhe Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, me në krye Josip Broz Tito, platformë e hartuar sipas projektit antishqiptar të Çubriloviçit i datës 7 Mars 1937 dhe 3 Nëntor 1944 për shpërnguljen, vrasjen dhe shfarosjen e të paktën 50 për-qind të shqiptarëve të Kosovës. (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1). Udhëheqja kuministe në Shqipëri me në krye Enver Hoxhën ra pre e grackave të Titos dhe Rankoviçit, duke lejuar kalimin nëpër territorin shqiptar (Kukës, Fushë-Arrëz, Shkodër) në drejtim të Tivarit të 13-mijë e 323 rekrutëve shqiptarë nga Kosova për të luftuar në frontin Perëndimor të Jugosllavisë, (Dalmaci deri në Istri) gjoja kundër formacioneve të fundit gjermane. Në arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Tiranës ka qenë i përfshirë edhe Komandanti i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit Fadil Hoxha, nënshkrimi i të cilit figuron në kërkesën që Titoja i kishte drejtuar Enver Hoxhës. Në këtë kërkesë figuron edhe nënshkrimi i komisarit Boshko Çakiç. (Arkivi i Forcave të Armatosura dhe i Shtabit të Përgjithshën të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë.). Sipas burimeve arkivore jugosllave dhe shqiptare në masakrën e Tivarit janë vrarë 3-mijë e 447 shqiptarë të Kosovës nga 13-mijë e 323 të rekrutuar. Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar të Kosovës është bërë në tre eshalone: Eshaloni i Parë numronte 3-mijë e 700 veta Eshaloni i Dytë 4-mijë e 700 veta dhe Eshaloni i Tretë 4-mijë e 923 veta Deportimi ka nis më 24 mars 1945. Masakra në Tivar është kryer më 31 Mars 1945… Rekrutët shqiptarë nga Kosova janë vrarë edhe përgjatë rrugës nga Kukësi, Fushë-Arrëza, Shkodra e deri në Tivar. LAVDI PËR JETË DHE MOT!

Related Articles

Back to top button
Close
Close