LajmeMaqedoniTopLajm

5 Maji dita e dëshmorëve, por sa dëshmorë ka nga lufta e 2001 dhe sa veteran nuk flet askush

Sot është 5 Maji dita e dëshmorëve. Sot të gjithë përfaqësuesit politik në vend sidhe në Shqipëri e Kosovë publikuan shënime rreth kujtimiti dhe shënimit të kësaj dite, shkruan TOP24.

Kur jemi te dëshmorët, si në Kosovë ashtu dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut egzistojnë disa organizata të dala nga lufta të cilat edhe pas më shumë se 22 vite nuk dinë të tregojnë saktësisht sa dëshmorë të lirisë ka në luftën e UÇKosovës dhe sa në luftën e UÇKombëtare.

Së fundmi në Kosovë gjithnjë e më aktuale është çështja e veteranëve të rejshëm ku edhe në këtë pjesë asnjë nga organizatat nuk mund të precizoj se kush është e kush nuk është veteran. Si për ironi edhe në Maqedoninë e Veriut asnjëra nga 3 organizatat e dala nga lufta si OVL-UÇK e drejtuar nga Besim Hoda, si  SHVL-UÇK e drejtuar nga Fazli Veliu as OVL-Kalaja e drejtuar nga Izair Samiu- Baci nuk mund të përcaktojnë numrin e përgjithshëm të ushtarëve, dëshmorëve dhe veteranëve. TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close