LajmeMaqedoniTopLajm

Nuk ka marrëveshje për paga më të larta në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë

Sindikata e pavarur e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë (DULA) nuk arriti të gjejë një gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë për rritje të pagave, deklaroi pasdite përfaqësuesi sindikalist Marjan Risteski, pas takimit me ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançevski.

“Nxirren disa dispozita ligjore, akte nënligjore. Ne u propozuam konkretisht që kjo kategori e të punësuarve, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë të shpërngulet në Ministrinë e Shoqërisë Informatike. Pra imagjinoni,  këtë kategori të të punësuarve të cilët punojnë  me dokumente rreptësisht të besueshme, i lënë në një grup me gjithë administratën, me 10 mijë punonjës të tjerë. Po të rritej paga vetëm për këta  nuk do të shkelej ligji. Ne u propozuam të gjejnë një mënyrë për ta ndarë këtë kategori nga grupi  në të cilin janë të punësuar dhe të jenë të ndarë, qoftë si agjenci ose si drejtori”, tha Risteski.

Përfaqësuesi i Sindikatës së DULA, Toni Milloshevski, pas takimit tha se  është e pranueshme  të ketë avancim të të punësuarve, por jo edhe harmonizim të pagave.

“U thamë se do të vazhdojmë grevën. Ne nuk do ta lëmë në pezullim.. Pra vazhdojmë me grevën. Tani nesër do të shohim ato rregullore që na kanë thënë, ligjërisht çfarë nuk mundet dhe si mund të miratohen. Nesër do të kemi një takim pune me Ministrinë dhe Drejtorinë dhe do të shohim deri ku do të shkojnë gjërat dhe a do të gjendet një rrugë ligjore që ato gjëra të tejkalohen dhe të nënshkruhet një marrëveshje kolektive për përfundimin e grevës”, tha Milloshovski.

Nga Ministria e Drejtësisë, sërish, pas takimit njoftuan se ministri Tupançevski u ka thënë përfaqësuesve të Sindikatës të fillojnë bisedimet për përgatitjen e marrëveshjes së re kolektive, e cila do të jetë në pajtim me Ligjin për nëpunës administrativ.

Pagat e punëtorëve në Drejtori do të harmonizohen me Ligjin për pagën minimale dhe Ligjin për nëpunësit administrativë, paga për muajin prill do të jetë me korrigjim të pagës së marsit, bëjnë të ditur  nga Ministria.

“Gjatë përgatitjes së Ligjit për nëpunësit administrativ  duhet të merret parasysh edhe çështja e statusit të të punësuarve në DULA, për shkak të specifikës së punës së tyre. Punonjësit në Drejtori kanë mundësi të marrin edhe shtesën e pagës së punonjësit administrativ deri në 30 për qind sipas Dekretit të Qeverisë për specifikën e punës  dhe detyrave për shkak të rritjes së ngarkesës në punë. Të punësuarve në Drejtori do t’u harmonizohen pagat me Ligjin për pagë minimale dhe Ligjin për nëpunës administrativ. Paga për prillin do të jetë me korrigjim  të pagës së marsit”, thonë nga Ministria.

Në takim, është dakorduar  që mbledhje dhe komunikime të tilla të ketë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa në suaza të Drejtorisë të shqyrtohet  mundësia për avancime interne, motivim shtesë të të punësuarve, vendosje të çmimit jubilar, si dhe përmirësim të kushteve për punë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close