LajmeMaqedoniTopLajm

45 familje nga Gostivari i morën çelësat e banesave të reja sociale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Gostivar në prani të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, kryetarit të komunës, Arben Taravari dhe drejtorit të Shoqërisë Aksionare për ndërtim dhe menaxhim të objekteve banesore dhe afariste, Zoran Gjorgijev, ndanë çelësat e shtëpive të reja 45 familjeve nga kategoritë e cenueshme sociale.

“Të kesh një shtëpi të ngrohtë, një çati mbi kokë për fëmijët, për familjen tënde do të thotë shumë dhe në të vërtetë jam shumë i lumtur që sot, së bashku, këtu në Gostivar, ndajmë lumturinë e 45 familjeve, të cilëve ua dorëzojmë çelësat e shtëpive të tyre”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Gostivar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close