
Nën organizimin e kryetarit të komunës së Tearcës, Nuhi Neziri sot është shënuar 28 vjetori i themelimit të kësaj komune u organizua dita e hapur e komunës ku kryetari Neziri mbajti një ekspoze të punëve që janë realizuar gjatë mandatit të tij sidhe u nderuan shumë mësimdhënës përmes një monografie “Emrat që hynë në përjetësi” me autor Shefqet Mani dhe më pas shpërndau mirënjohje familjarëve të arsimatrëve të cilët fatkeqsisht nuk janë në mesin tonë, shkruan Top24
“Kjo ditë e komunës më jep një emocion të veçantë, nuk është një seancë solemne as një ditë e zakonshme pune, në emrat që sot nderohen është rrugëtimi i shumë gjeneratave të këtyre nxënësve që sot janë këtu për të nderuar këta pishtar arsimi, ishin ata që mësuan ABC-në këtyre përfaqësuesve së bashku me mua, si të mos ndjehem i emocionuar. Mësuesi ka qenë dhe mbetet një nga qeniet që falë gjithçka për brezat e rinjë dhe sot jam i nderuar të bëj një simbolikë për ta. Komuna jonë ka realizuar shumë projekte dhe shumë punë për të kthyer dinjitetin e qytetarit dhe për të qytetëruar Tearcën” tha Nuhi Neziri për Top24









