VIDEO/ Humbi jetën në mënyrë tragjike, mbi 2000 tifozë bëjnë homazh në stadium në nder te Jesus de Miguel

Porta 9 në stadiumin e Tenerifes, Heliodoro u shndërrua në një altar homazhi në nder të Jesis De Miguel, sulmuesit që ndërroi jetë në mëngjesin e së martës pas një arresti kardiak të pësuar pas përplasjes me portierin e Owono në ndeshjen me FC Andorra.

Ky homazh ishte organizuar nga Federata e Tifozëve të klubit dhe përgjigjja ishte e menjëhershme teksa ishin të shumtë ata që u mblodhën rreth stadiumit Heliodoro për t’i bërë nderimet e fundit futbollistit