SHBA-ja ka njoftuar një sërë tarifash të reja, teksa presidenti Donald Trump vazhdon me politikën e tij tregtare.
Ky veprim vjen pasi Shtëpia e Bardhë nisi një hetim mbi praktikat e partnerëve të saj tregtarë në mars, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi që tarifat e shpallura më parë nga Trump, ishin të paligjshme.
Kina po përballet me normën më të lartë të tarifës, deri në 40%, e ndjekur nga Vietnami me deri në 35% dhe më pas të tjerat që përballen me 20% ose 25%.
Disa nga këto tarifa do të ulen në mënyrë efektive, për shkak të kufizimeve në tarifat që Trump ka rënë dakord.


