Mexhiti: Vendit nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje

Bashkëkruetari i VLEN-it Izet Mexhiti, ka deklaruar se vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme, por zgjidhje për problemet dhe realizim të premtimeve të dhëna qytetarëve.

Mexhiti tha se VLEN dhe kryeministri janë konsistentë në qëndrimin e tyre se prioritet duhet të jetë puna dhe përmbushja e programit qeverisës, duke theksuar se në Kuvend ekziston një shumicë absolute.
Sipas tij, qytetarët nuk kanë nevojë për zgjedhje të reja në një kohë kur qeveria ka obligime dhe premtime që duhet t’i realizojë.

“Ne jemi të interesuar për zgjidhje dhe jo zgjedhje. Qytetarëve nuk u duhen zgjedhje kur ka një shumicë absolute në Parlament. Kemi programin dhe premtimet para nesh, të cilat duhet t’i realizojmë me përkushtim”, deklaroi Mexhiti