Plot 78 nga gjithsej 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare, duke ngritur pikëpyetje mbi angazhimin e tyre në ushtrimin e një prej mekanizmave kryesorë të kontrollit parlamentar ndaj institucioneve dhe Qeverisë thuhet në një raport në faqen www.pratenici.mk, përcjellë Top24
Sipas të dhënave të publikuara, një numër i konsiderueshëm i deputetëve, nga pozita dhe opozita, nuk kanë shfrytëzuar mundësinë për të parashtruar pyetje, përmes së cilave mund të kërkojnë llogaridhënie nga ministrat dhe zyrtarët qeveritarë për çështje me interes publik.
Në listën e deputetëve që nuk kanë parashtruar asnjë pyetje figurojnë emra nga parti të ndryshme politike dhe nga përfaqësime të ndryshme etnike, përfshirë Sadik Sulejmani, Ali Ahmetin, Musa Xhaferi, Sadulla Duraku, Menduh Thaçin, Afrim Gashin, Adnan Aziti, Ziadin Sela, Dimitar Kovaçevskin, Antonio Milloshoskin, si dhe shumë deputetë të tjerë, shkruan Top24
Mungesa e pyetjeve parlamentare nga më shumë se gjysma e përbërjes së Kuvendit hap debat mbi rolin mbikëqyrës të deputetëve dhe mënyrën se si ata e ushtrojnë mandatin e marrë nga qytetarët.
Pyetjet parlamentare janë një nga instrumentet më të rëndësishme demokratike për transparencë, kontroll të pushtetit ekzekutiv dhe kërkim të përgjegjësisë institucionale.
Lista e plotë:
Gjorgjia Sajkoski
Jovan Jauleski
Jovan Mitreski
Julija Tushevska
Ljupço Prenxhov
Adnan Azizi
Aleksandar Jamallov
Aleksandar Veljanovski
Ali Ahmeti
Angelinka Petkova
Antonio Milloshoski
Afrim Gashi
Bekim Qoku
Bejxhan Iljas
Biserka Zllateska
Biljana Kuzmanovska
Bllagica Llasovska
Boban Karapejovski
Brane Petrushevski
Valentina Marçevska
Valbona Adili-Emini
Velika Stojkova
Serafimovska Vesna Gjorgjieva
Vesna Bendevska
Goran Misovski
Gracija Bakraçevska
Daniell Stojçevski
Daniella Belimova
Daniella Hristova
Dafina Stojanoska
Dimitar Kovaçevski
Dijana Ilievska
Dragan Kovaçki
Dragan Nedelkoviq
Dragana Arsova
Dragana Bojkovska
Dushko Ivanov
Eli Panova
Emill Spasovski
Emilija Angellova
Zhaklina Peshevska
Zhan Drvoshanov
Ziadin Sela
Zllatko Penkov
Zoran Koçevski
Zoranço Jovançev
Ivanka Vasilevska
Ilir Demiri
Imrlije Saliu-Fetai
Ismail Jahoski
Kaltrina Beqiri
Karolina Naskovska
Katerina Dimitrovska
Kire Bozhinovski
Lidija Petkoska
Malisha Stankoviq
Mevmed Xhaferi
Menduh Thaçi
Mile Lefkov
Mile Cekov
Mimoza Musa
Monika Trajanova
Musa Xhaferi
Nikolla Konjanovski
Ollga Llozanovska
Pavle Arsoski
Petar Markov
Petar Risteski
Pece Milevski
Rashella Mizrahi
Rijad Shaqiri
Sadik Sulejmani
Sadulla Duraki
Saranda Imeri-Stafai
Sasho Donev
Sergej Popov
Skender Rexhepi
Feride Haxhiu
Burimi https://pratenici.mk/al/mymp/?fbclid=IwY2xjawVzwlBleHRuA2FlbQIxMABwZG9mBWJyaWQRMXBOZ0pmNUJBaEplcGJkWExzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEffCg1_T0agxvnucpgJqpEUlmM9vYxnBEZfI4MJoiT2bM9fjd6SbngwVdTsko_aem_jKW7AXJj6m7HEvXOcw7BRw


