SMS për flamurin reagon Komuna e Çairit: Këto janë manipulime pas të cilave qëndrojnë qarqe të dyshimta

REAGIM I KOMUNËS SË ÇAIRIT
Dënojmë çdo përpjekje për të krijuar frikë dhe pasiguri te prindërit dhe nxënësit përmes SMS-ve të pakonfirmuara, që pretendohet se ndalojnë sjelljen e flamujve kombëtarë në shkolla.
Këto janë manipulime pas të cilave qëndrojnë qarqe të dyshimta, të cilat nuk ia duan të mirën shqiptarëve.
U bëjmë të qartë se nuk do të arrijnë ta prishin atmosferën festive dhe të mbjellin përçarje mes qytetarëve.
Në Çair askush nuk mund ta cënojë flamurin kombëtar! Askush nuk duhet të guxojë t’i frikësojë fëmijët tanë për identitetin dhe simbolet e tyre kombëtare.
Flamuri është krenari, identitet dhe dinjitet. Festat tona do t’i kremtojmë me krenari, pa frikë dhe pa manipulime!