Princ Leka II do të qëndrojë për vizitë në Universitetin e Tetovës, ku do të marrë pjesë në solemnitetin kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Me ftesë të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Princ Leka II do të jetë i pranishëm në ceremoninë solemne që do të organizohet më 26 nëntor, me fillim në orën 11:00, në Fakultetin Filozofik.
Solemniteti do t’i kushtohet një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë, duke vënë në pah rëndësinë historike të 28 Nëntorit, kujtesën kombëtare dhe kontributin e figurave që shënuan rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetformimit.
Në kuadër të kësaj ceremonie, Princ Leka II është ftuar të mbajë një fjalë rasti, në të cilën pritet të përcjellë mesazhin e tij për rëndësinë historike të kësaj date dhe domethënien e saj për të tashmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar.
Vizita e tij do të zhvillohet në një atmosferë festive dhe përkujtimore, në shenjë respekti për historinë, identitetin dhe trashëgiminë tonë.


