Maqedonci pret Shiroka Pulën, diskutohen objektivat e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në një takim, presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Kjo ka qenë vizita e parë e Shiroka Pulës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në cilësinë edhe të Komandantes Supreme të FSK-së.

Maqedonci ka shkruar në Facebook, për temat e diskutuara me kryetaren e shtetit.

Paraprakisht, presidentja Shiroka Pula është pritur edhe nga komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Bashkim Jashari, me ç’rast asaj i është bërë një pritje me ceremoni ushtarake.