Emocione dhe lot gëzimi në Bërvenicë, qytetarët festojnë fitoren e Arkin Jahijit!

Fitorja e Arkin Jahijit në zgjedhjet lokale ka sjellë emocione të mëdha në mesin e qytetarëve të Bërvenicës.

Pas shpalljes së fitores, qytetarë të shumtë kanë dalë për të festuar, ndërsa atmosfera është mbushur me brohoritje, përqafime dhe lot gëzimi.

Për shumë prej tyre, kjo fitore është një moment i veçantë, që po përjetohet me emocione të forta dhe lot në sy.

Bërvenica feston fitoren e kryetarit të ri, Arkin Jahiji!