Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Alper Aktaş, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Komunën e Gostivarit, shkruan Top24
Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë, investimet që po realizohen, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Kryetari Limani ka shprehur mirënjohje për ambasadorin Aktaş, duke vlerësuar kujdesin, respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë dhe populli turk kanë treguar ndër vite ndaj Gostivarit dhe qytetarëve të tij.
Ai theksoi se miqësia dhe lidhjet e ndërtuara ndër vite përbëjnë një bazë të rëndësishme për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
Vizita e ambasadorit turk shihet si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim dhe investime në Komunën e Gostivarit.


