Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, së bashku me bashkatdhetarët shqiptarë në qytetin Suhr të Zvicrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka bërë të ditur se festa është shënuar në një atmosferë festive, me pjesëmarrje të madhe të bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Ahmeti ka theksuar se 28 Nëntori është një datë që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e përcjelljes së trashëgimisë kombëtare te brezat e ardhshëm.
Në fund, kreu i BDI-së ka falënderuar bashkatdhetarët për pjesëmarrjen dhe atmosferën festive, duke uruar: “Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë kombi shqiptar!”


