Hakerët shkaktojnë panikë në Ukrainë, dërgojnë alarm të rremë për kërcënim bërthamor në aplikacionin e emergjencave

Banorët e Kievit u paralajmëruan gjithashtu për sulm kimik dhe luftime rrugë më rrugë, në një mesazh të rremë të dërguar nga persona të panjohur

Hakerë të panjohur kanë shënjestruar aplikacionin mobil mbarëkombëtar të Ukrainës për alarmet e emergjencave, duke u dërguar banorëve të Kievit një paralajmërim se rrezikoheshin nga një sulm i menjëhershëm bërthamor, shkruan The Guardian.

Aplikacioni raportoi një mundësi të lartë të rrezatimit bërthamor të dielën vonë. Ai paralajmëroi gabimisht gjithashtu për një kërcënim kimik ndaj kryeqytetit ukrainas dhe për luftime rrugë më rrugë. Mesazhet ishin shkruar në anglisht, me gabime drejtshkrimore, si dhe në ukrainisht.

Shumë banorë i injoruan alarmet, të cilat nisën pak para orës 23:00 sipas kohës lokale, duke supozuar se aplikacioni ishte komprometuar. Të tjerë u frikësuan. “Për një çast u tmerrova”, tha një grua, Nina. “U shtriva në shtrat dhe pyesja veten se çfarë po vinte.”

Një mesazh i shkruar në rusisht pretendonte gjithashtu se Ukraina do të goditej nga raketat Oreshnik, të cilat mund të mbartin koka bërthamore. Kremlini e ka përdorur më parë këtë armë balistike tri herë, duke goditur rajonin e Kievit, si dhe qytetet Dnipro dhe Lviv.

Në një postim të dielën, aplikacioni ukrainas i emergjencave tha se “palë të paautorizuara” kishin ndërhyrë në funksionimin e tij. Kanali ishte pezulluar përkohësisht, thuhej në njoftim, ku përdoruesit paralajmëroheshin të mos klikonin në lidhjet që gjendeshin në “njoftimet e dyshimta”.

Të hënën nuk ishte e qartë se kush mund ta kishte kryer sulmin kibernetik, apo për çfarë arsyeje. Zyrtarët rusë pretenduan se hakerët kishin dërguar gjithashtu alarme të rreme emergjence atje, pasi kishin fituar qasje në aplikacionin e ministrisë së emergjencave, me seli në Moskë.

Njëri prej postimeve të tyre përmendte grupin e hakerëve Hitcore. Mash, një kanal rus në Telegram me lidhje me shërbimet e sigurisë, tha se kishte biseduar me përfaqësues të Hitcore dhe se ata kishin marrë përgjegjësinë për sulmin. Raportimi nuk mund të verifikohej.

Kërcënimet e rreme bërthamore ndaj Ukrainës erdhën në kohën kur Rusia rifilloi sulmet ndaj qytetit jugor të Hersonit, vetëm disa orë pas përfundimit të armëpushimit, gjatë të cilit qindra njerëz u evakuuan nga qyteti i afërt Oleshky, i kontrolluar nga Kremlini.

Administrata ushtarake e Hersonit tha se një dron rus goditi një spital në orën 07:40. Pamjet filmike tregonin dhoma të shkatërruara, me dritare të thyera, dyer të dëmtuara dhe rrënoja në rrugë. Zyrtarët thanë se askush nuk u lëndua.

Ka dëshmi se ushtria ruse e shfrytëzoi armëpushimin gjashtëditor, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se ishte ndërmjetësuar nga zonja e parë, Melania Trump, për të forcuar pozicionet e saj në Oleshky dhe për të sjellë trupa të reja. Trupat e civilëve të vrarë u larguan gjithashtu nga morgu i një spitali.

Hakerë të panjohur kanë shënjestruar aplikacionin mobil mbarëkombëtar të Ukrainës për alarmet e emergjencave, duke u dërguar banorëve të Kievit një paralajmërim se rrezikoheshin nga një sulm i menjëhershëm bërthamor.

Pamjet e ndara me Sky News treguan ushtarë rusë duke dislokuar pajisje të rënda ushtarake dhe duke sjellë municione. Ata bartën çanta të mëdha brenda shtëpive dhe ndërtesave të djegura dhe u zhdukën në bodrume, raportoi transmetuesi.

Automjete të blinduara u panë duke lëvizur nëpër rrugët e Oleshky-t. Qyteti i pushtuar ndodhet 3 milje larg Hersonit, në bregun e kundërt të lumit Dnipro. Para armëpushimit të javës së kaluar, furnizimi me trupa dhe pajisje ishte i vështirë për shkak të kërcënimit nga dronët kamikazë ukrainas.