Arrestime në shtatë vende për mashtrime online! Sekuestrohen mbi 100 serverë, hetime edhe në Maqedoninë e Veriut

Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investime online është goditur në një operacion policor në disa vende evropiane dhe në Izrael. Të martën, më 3 nëntor, kontrolle u kryen edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa shtatë persona u arrestuan dhe mbi 100 serverë u sekuestruan, transmeton Dojçe Vele.

Sipas hetuesve gjermanë, rrjeti dyshohet se mashtronte qytetarët përmes platformave të rreme të investimeve, duke u paraqitur fitime fiktive dhe duke i bindur viktimat të depozitonin gjithnjë e më shumë para. Kur kërkonin t’i tërhiqnin mjetet, kontaktet ndërpriteshin. Në hetim janë edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për operimin e qendrave telefonike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Operacioni u koordinua me Europolin dhe Euroxhastis.