Zbulohet opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5

Rudina Dembacaj është njëra nga opinionistet e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të këtij formati, ku aktorja dhe moderatorja shqiptare është prezantuar si pjesë e panelit.

Dembacaj do të sjellë komentet dhe qëndrimet e saj për zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Edicioni i ri nis të premten!