Rishikohet Buxheti, ulen të ardhurat dhe shpenzimet me nga 5,3 miliardë denarë

Rishikimi i dytë i Buxhetit parashikon ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve për nga 5,3 miliardë denarë, ndërsa deficiti mbetet në 4,1 për qind të PBB-së. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, thotë se korrigjimi më i madh bëhet te akcizat, si pasojë e uljes së tyre për benzinën dhe naftën, me qëllim zbutjen e ndikimit të çmimeve të karburanteve te qytetarët dhe kompanitë.

“Në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, deficiti buxhetor arriti në 39,7 miliardë denarë, ose 3,5% të PBV së parashikuar për vitin. Këto rezultate, së bashku me treguesit më të fundit makroekonomikë dhe kushtet në mjedisin ndërkombëtar, e kanë bërë të domosdoshëm rregullimin e projeksioneve buxhetore për pjesën e mbetur të vitit. Pjesa më e madhe e rishikimit ka të bëjë me akcizat, të cilat rishikohen nga 34.1 në 30.4 miliardë denarë. Arsyeja është ulja e akcizave për benzinën dhe naftën, një masë me të cilën ne zbusim drejtpërdrejt ndikimin e rritjes së çmimeve të naftës tek qytetarët dhe kompanitë”, deklaroi Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.