Trenat e mallrave Kinë-Evropë, mbi 140 000 udhëtime

Një tren mallrash Kinë-Evropë për në Moskë u nis nga stacioni Puhe i Shenyang-ut, kryeqendra e provincës Liaoning në Verilindje të Kinës, rreth orës 11:30 të paradites së të enjtes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të udhëtimeve të këtyre trenave në mbi 140 000 dhe duke transportuar mallra me vlerë mbi 560 miliardë dollarë amerikanë që nga viti 2011.

Ky moment historik vjen një dekadë pasi shërbimi mori emrin e markës së unifikuar Ekspresi Hekurudhor i Kinës në qershor 2016.

Udhëtimet vjetore u rritën nga 1 702 në vitin 2016 në 20 022 vjet 2025, me një rritje mesatare vjetore më shumë se 30 për qind, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës. Vëllimi i një muaji të vetëm tani është i barabartë me të gjithë vitin 2016.

Si një projekt kryesor dhe një markë e rëndësishme e nismës “Një brez, një rrugë”, shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë, i quajtur gjithashtu “karvanët e deveve prej çeliku”, ka krijuar një rrjet gjithëpërfshirës logjistik në të gjithë Euroazinë.

Brenda Kinës, 96 linja trenash që udhëtojnë me 120 km në orë lidhin 132 qytete përgjatë korridoreve perëndimore, qendrore e lindore, ndërsa jashtë vendit rrjeti tani funksionon në tre linja: veriore, qendrore dhe jugore. Së bashku ata shkojnë në 237 qytete të 26 vendeve evropiane dhe në më shumë se 100 qytete të 12 vendeve aziatike, duke përfshirë pjesën më të madhe të Euroazisë, sipas Grupit Shtetëror Hekurudhor të Kinës, operatori kombëtar i hekurudhave.