Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë zyrtarisht në listën e vendeve, shtetasit e të cilave mund të pajisen me vizë elektronike turistike (e-Visa) ose me vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) për në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Kjo mundëson një procedurë më të thjeshtë dhe më të shpejtë udhëtimi për shtetasit maqedonas, duke reduktuar ndjeshëm procedurat administrative.
Kjo mundësi e re krijon hapësirë shtesë për zhvillimin e shkëmbimeve turistike, kontakteve të biznesit dhe forcimin e lidhjeve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve.


