Komuna e Çairit organizoi mbrëmje kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit!

Komuna e Çairit nën patronatin e kryetarit të komunës Izet Mexhiti, gjatë ditës së sotme ka organizuar një mbrëmje me gra nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, onkologe, artiste, piktore dhe përfaqësuese të fushave të ndryshme të shoqërisë, të bashkuara për një kauzë që na prek të gjithëve në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, shkruan Top24

Zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri në këtë mbrëjme në fjalën e saj para të parnishëmve theksoi se ” Tetori Rozë na rikujton rëndësinë e kontrolleve të rregullta, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit për shëndetin. Të kujdesemi për veten, të jemi pranë njëra-tjetrës dhe të përcjellim shpresë e mbështetje për çdo grua që përballet me këtë sfidë. Kujdesi për veten është dashuri për jetën. Asnjë grua nuk duhet të ndihet e vetme në këtë betejë” përcjellë Top24