Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në prezantimin e raportit të Bankës Botërore “Maqedonia e Veriut: Dalja nga kurthi i të ardhurave të mesme”, i cili trajton sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Pata kënaqësinë të marr pjesë në prezantimin e raportit të Bankës Botërore „Maqedonia e Veriut: Dalja nga kurthi i të ardhurave të mesme“.
Raporti solli një analizë të rëndësishme për rrugën ekonomike të vendit tonë, por mbi të gjitha na tregon se sfidat e së ardhmes kërkojnë reforma, vizion dhe vendime të guximshme. Si Kuvend, kemi përgjegjësinë që të kontribuojmë në krijimin e politikave dhe një klime institucionale që do ta bëjnë ekonominë tonë më konkurruese, më dinamike dhe më gjithëpërfshirëse.
E ardhmja ekonomike e vendit është rezultat i zgjedhjeve dhe reformave që i bëjmë sot”, ka shkruar Gashi.


