Pela dhe i vogli i saj që erdhi në jetë në mes të rrugës në Shkup, janë dërguar në Kopshtit Zoologjik

Pela që lindi mëzin në një rrugë në lagjen Karposh të Shkupit dhe mëzi janë marrë nga ekipet e Kopshtit Zoologjik në Shkup dhe janë vendosur në karantinë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili tha se kafshët do të marrin kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm.

Gjorgjievski u bëri thirrje Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të ndërmarrin një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për mbrojtjen e kafshëve dhe përcaktimin e përgjegjësisë për shfrytëzimin apo keqtrajtimin e tyre.