Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, mbrëmë ka qëndruar në Gurguricë, ku në kafenetë lokale u takua me qytetarët dhe dëgjoi nga afër shqetësimet, kërkesat dhe pritshmëritë e tyre, shkruan Top24.
Jahiji theksoi se një komunë e fortë ndërtohet përmes bashkëpunimit, dëgjimit të qytetarëve dhe përkushtimit ndaj çdo vendbanimi, duke nënvizuar rëndësinë dhe potencialin që ka Gurgurica.
Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë për Gurguricën dhe gjithë Komunën e Bërvenicës.
“Bashkë për Gurguricën! Bashkë për Bërvenicën!” ❤️


