Zgjedhjet në Gjermani, në krahina (lande) kanë sjellë rritjen e të djahthes ekstreme apo konkretisht partisë AfD.
Kjo situatë ka shqetësuar goxha të huajt që jetojnë në shtetin gjerman, e në mesin e tyre edhe shqiptarët.
Por, se çka do të ndodhte në rast se kjo parti do të vinte në pushtet në nivelin federal, këtë e sqaroi gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.
“Ata vërtetë e kanë proklamuar një politikë shumë të vrazhdë ndaj të huajve. Pra, Ata e quajnë remigracion. Fjala është fillimisht për largimin dhe rikthimin e të huajve që nuk kanë dokumentacion këtu, mirëpo këtë e do secila parti të them të drejtën. Problemi te AfD-ja është që ka thënë se duhet të largohen personat që kanë edhe shtetësi gjermane, në qoftë se kanë bërë ndonjë vepër kriminale”, tha Cani në Klan Kosova.


