Analisti turk i habit të gjithë me veprimin, nxjerr Flamurin Shqiptar në emision!

Një gjest vlerësimi për shqiptarët gjatë një debati televiziv. Sipas materialit të publikuar, analisti turk Ahmet Çakar nxori flamurin kuqezi teksa diskutonte për historinë e popujve dhe shprehu admirimin e tij për shqiptarët.

Ai i përshkroi si një popull të vendosur, besnik dhe të suksesshëm në fusha të ndryshme, duke vlerësuar kontributin e tyre në histori.

“Ata e kanë shkruar historinë e vërtetë, prandaj unë i admiroj dhe i mbështes në çdo drejtim”, citohet të ketë thënë Çakar.