Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, përfiton mbi tre milionë euro në vit te Juventusi, sipas pagave të publikuara nga mediumi italian “Tuttosport”.
Sipas mediumit të afërt me klubin nga Torino, paga vjetore e Zhegrovës, përfshirë edhe bonuset, arrin në 3 milionë e 125 mijë euro.
27-vjeçari iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar, pasi u transferua nga Lille.
“Tuttosport” shkruan se Zhegrova ishte përfolur edhe për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar, ndërsa më pas ai shënoi golat e parë për Juventusin në ndeshjen ndaj Sassuolos dhe asistoi për Bremerin në përballjen me Atalantën.
“Kishte zëra për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar. Ai shënoi golat e parë për Juven në ndeshjen kundër Sassuolos dhe dha një asistim për Bremerin në ndeshjen kundër Atalantas. Këto shifra pozitive janë diçka që ai shpreson t’i vazhdojë, edhe pse Luciano Spalletti e sheh atë kryesisht si zëvendësues gjatë ndeshjes”, shkruan “Tuttosport”.
Sipas mediumit italian, Zhegrova synon të vazhdojë me paraqitje pozitive në vazhdim të sezonit.


