
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së që vjen nga mërgata, Nderim Mustafa, i ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për subvencionimin me 2 milionë euro për aviokompanitë për udhëtimet e mërgimtarëve nga diaspora.
Mustafa tha se vendimi i marrë pikërisht në kohën e zgjedhjeve parlamentare lë pikëpyetje për qëllimin kryesor të këtij vendimi, teksa tha se kjo nënkupton abuzim me paranë publike, raporton KlanKosova.tv.
“Unë vijë vetë nga diaspora dhe gjithsesi se diaspora e meriton një mbështetje sa më të madhe, por mënyra se si u bë para zgjedhjeve të merret vendim nga një qeveri që është në detyrë, të lë pikëpyetje për qëllimin kryesor. Kjo të lë të kuptosh që këtu po abuzohet me paranë publike, qytetari i Kosovës do ta dijë që ato mjete se ku po shkojnë, për shkak se janë mjete nga tatimpaguesit, mjete prej parasë publike. Mendoj që duhet të ketë transparencë më të madhe për çdo vendim që merret, të jetë vendim afatgjatë, jo vendim i momentit si dhe pikërisht jo para zgjedhjeve”, tha Mustafa mes tjerash./KlanKosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=zapGe6LN7NQ



