LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti : Mbështetja masovike që marrim ku do që shkojmë tregon se jemi në rrugë të duhur

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, së bashku me kryetarin  dhe themeluesin e “Frontit Europian” Ali Ahmetin, kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi, kryetarin e PDT-së, Bejxhan Iljaz, Doktor Shaban Memeti, partnerët e koalicionit dhe shumë të tjerë ishin sot në fshatin Dobrosht, në komunë të Tearcës, ku u mirëpritën nga kryetari i komunës,  Nuhi Neziri, strukturat e degës dhe banorët, shkruan Top24.
Postimi plotë:
Bashkë me kryetarin tonë dhe themeluesin e “Frontit Europian”, z. Ali Ahmetin, kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, kryetarin e PDT-së, Bejxhan Iljaz, Doktor Shaban Memeti, partnerët e koalicionit dhe shumë të tjerë ishim sot në fshatin Dobrosht, në komunë të Tearcës, ku u mirëpritëm nga kryetari i komunës, z. Nuhi Neziri, strukturat e degës dhe banorët.
Mbështetja masovike dhe e vazhdueshme që marrim ku do që shkojmë, na bën të besojmë që jemi në rrugë të duhur dhe do të vazhdojmë betejën tonë drejt integrimit në BE.
Falënderuam të gjithë banorët për mbështetjen e madhe në zgjedhjet e 24 prillit, dhe do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që fitorja e 8 majit të jetë bindëse dhe e thellë

Related Articles

Back to top button
Close
Close